Ekonomia gjermane në prag të recesionit, sektori i industrisë më i prekur nga kriza!

Data

Ekonomia gjermaneështë në prag të recesionit edhe sivjet – industria është veçanërisht e prekur nga kriza. Pesimizmi dominon në kompanitë më të mëdha. “Ato po vuajnë më së shumti për shkak të rënies së aftësisë gjermane të konkurrencës në tregun botëror,” beson Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabanka.

Dobësia e ekonomisë gjermane ka pasoja shumë konkrete. “Kriza industriale dhe rënia ekonomike afatgjatë po lënë gjurmë në tregun e punës”, thotë Enzo Weber nga Instituti për Kërkimin e Tregut të Punës (IAB). Sipas vlerësimeve të studiuesve, papunësia pritet të vazhdojë të rritet. Deri në pranverë, thonë ata, në Gjermani “nuk pritet ndonjë ndryshim i trendit”.

Disa kompani të mëdha gjermane kanë njoftuar pushime masive nga puna në javët dhe muajt e fundit. Këto janë kompanitë e prekura.

Schaeffler

Kompania Schaeffler, e cila prodhon pjesë për industrinë e automobilave, ka njoftuar pushime nga puna dhe mbyllje të fabrikave. Për shkak të problemeve të vazhdueshme në sektorin industrial dhe kërkesës së dobët në tregun e automjeteve, Schaeffler planifikon të shkurtojë gjithsej 4.700 vende pune, nga të cilat 2.800 janë në Gjermani. Gjithashtu, nga një fabrikë në Austri dhe Britani të Madhe do të mbyllen. Kompania njoftoi gjithashtu pezullimin e prodhimit të disa produkteve në Berndorf, Austri, si dhe përfundimin e disa prodhimeve në Sheffield, Angli.

Continental

Furnizuesi i automjeteve Continental planifikon gjithashtu pushime masive për shkak të shitjeve më të dobëta në BMW, Mercedes dhe koncerne të tjerë, si dhe problemet në sektorin e makinave elektrike.

Sipas kompanisë, nga mesi i vitit 2023, tashmë janë eliminuar 5000 vende pune në zhvillim, prodhim dhe administrim. Deri në vitin 2028, ata planifikojnë të shkurtojnë gjithsej 7.150 vende pune, nga të cilat më shumë se një e treta i përket Gjermanisë.

Volkswagen

Prodhuesi më i madh gjerman i makinave (Volkswagen, i cili përfshin markat VW, Audi, Porsche, Seat, Skoda, Cupra, Lamborghini, Bentley dhe Ducati) po përballet me një krizë serioze. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, tre fabrika të VW janë aktualisht në rrezik, ndërsa nga shkurtimi rrezikohen dhjetëra mijëra vende pune. Kompanisë i mungojnë blerësit për më shumë se 500.000 automjete, tha Dirk Große-Loheide, anëtar i bordit drejtues të markës VW. “Nëse nuk ka kërkesë, ne duhet t’i përshtatim kapacitetet prodhuese me situatën aktuale”, shtoi ai.

Grevat e sindikatave para godinës së VW në OsnabrückGrevat e sindikatave para godinës së VW në Osnabrück
Grevat e sindikatave para godinës së VWFotografi: IMAGO/osnapix
Edhe drejtori i markës Volkswagen, Thomas Schäfer theksoi se masat aktuale, si pensioni i parakohshëm, puna me orar të shkurtuar dhe shkurtimet e tjera nuk janë të mjaftueshme për të ulur shpenzimet. Momentalisht janë duke u zhvilluar negociatat me sindikatat IG Metall, por nuk është arritur asnjë marrëveshje deri tani. Negociatat do të vazhdojnë me 9 dhjetor, por tani për tani parashikohen të shkurtohen dhjetëra mijëra vende pune.

Bosch

Bosch, një tjetër furnizues i madh me pjesë të makinave, planifikon të shkurtojë deri në 5.550 vende pune – prej tyre 3.800 në Gjermani. Shifrat e sakta do të darkodohen në negociata me përfaqësuesit e punëtorëve. I prekur veçanërisht është sektori “Cross-Domain Computing Solutions”, i cili merret me zhvillimin e sistemeve për asistencën në drejtimin e automjeteve dhe në drejtimin autonom.

Bosch planifikon të prezantojë reduktimin e orëve të punës për shumë punonjës në Gjermani, gjë që do të rezultojë edhe me paga më të ulëta. Në total, do të preken rreth 10.000 punëtorë në nëntë lokacione në Gjermani. Kompania përmend krizën në industrinë e automobilave dhe kërkesën më të dobët si arsye, ndërsa rezultatet në sektorin e teknologjive të reja, siç është drejtimi i automatizuar, janë nën pritshmëritë e mëparshme.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related