Kush po i vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë, KLSH “nxin” qeverinë e pushtetin vendor, ja lista me institucionet që…

Data

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbuluar një skandal të madh që kërcënon ekonominë e shtetit shqiptar, duke nxjerrë në dritë keqpërdorimin e fondeve publike nga institucione të ndryshme të shtetit dhe pushtetit vendor. Auditimet e realizuara gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti kanë hedhur dritë mbi një humbje të tmerrshme prej 70 milionë eurosh, që lidhen me shkelje të rënda dhe vjedhje të parave të qytetarëve shqiptarë.

Sipas raportit të KLSH, shumë nga këto fonde janë shpërdoruar në mënyrë të paligjshme dhe të pasinqertë, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe buxhetin e tij. Institucionet që janë përfshirë në këtë abuzim janë jo vetëm shkaktarë të pasojave të mëdha ekonomike, por gjithashtu kanë krijuar një sistem të thellë korrupsioni që përfiton në dëm të qytetarëve. Ky raport ka nxjerrë listën e institucioneve përgjegjëse për këto shkelje, duke hedhur dritë mbi një skemë gërryese që vazhdon të rëndojë mbi shpinën e shqiptarëve, duke i lënë ata pa mundësi zhvillimi dhe mirëqenie

Detaje nga auditimi i KLSH

Konkretisht auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë periudhës janar-gusht kanë konstatuar një dëm ekonomik dhe shkelje të disiplinës financiare me efekt negativ në buxhet që shkon në disa miliardë lekë. Kështu në buletinin e fundit KLSH vlerëson se gjatë periudhës janar-gusht 2024, janë dhënë 413 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për një total me vlerën 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro. Sipas raportit, dëmi ekonomik i vlerësuar është 209 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro teksa menaxhimi jo efektiv i fondeve llogaritet nga KLSH në vlerën 6.2 miliardë lekë apo rreth 62 milionë euro, në fund edhe 552 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor apo 5.5 milionë euro.

Sipas audituesve, vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 92% në fushën e shpenzimeve dhe 8% në fushën e të ardhurave. “Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë zbatimit të punimeve në vlerën 170 milionë lekë ( likuidime për punime të pakryera, mos llogaritjeve të kostove përfundimtare të shërbimit të projektimit, punime jo ne përputhje me specifikimet teknike, etj); Ndërsa në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë shkeljet që lidhen me mos arkëtimin e tatimeve dhe taksave në qeverisjen lokale në shumën prej 16.9 milionë lekë” thuhet në raport.

Sa i takon efekteve negative në buxhet duket se peshën kryesore me 3.2 miliardë lekë e mbajnë shkeljet e disiplinës financiare në fushën e të ardhurave (ose rreth 53% e totalit) kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore. Nga ana tjetër 2.9 miliardë lekë janë efekte negative nga shkeljet e disiplinës financiare në fushën e shpenzimeve (ose rreth 48% e totalit), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor. Sipas raportit KLSH, për të metat dhe shkeljet e konstatuara, ka adresuar tek subjektet e audituara 574 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 517 masa disiplinore dhe 57 masa administrative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related