Arratiset nga shtëpia për një dashuri, me spektër Autik, 18-vjeçarja nuk pranon mbështetjen e nënës

Data

Piranjat treguan një histori dashurie, në kufijtë e së pamundurës, me distanca fizike dhe diferenca kulturore, në të cilën janë perfshire Leonida, një vajzë 18 jeçare që vuan nga spektri Autizëm, dhe me prapambetje mendore e moderuar niveli 3, i dashuri i saj Eltoni, 26 veçar dhe familjet e dy te rinjve, njëra në Tiranë e tjetra në Nikoliq, një fshat malor rreth 20 km nga qyteti i Hasit. Po si lindi kjo histori e cila trazoi familjen e vajzës, jo nga fakti se ajo kishte rënë në dashuri, por sepse ishte zhdukur pa gjurmë ndersa e prisnin që të dilte nga shkolla.

Nëna e vajzës tregon se 18 vjeçarja, ishte larguar më 08 nëntor 2024. Vajza kishte shkuar në shkollë e shoqëruar nga vëllai i saj, e teksa e prisnin të dilte, ajo ishte larguar. Më parë vajza i kishte dërguar nënës video që ishte në ambjentet e shkollës, kjo vetëm për të mbuluar lëvizjet që kishte bërë. Duhet te sqarojmë, se pavaresisht problemeve qe kishte me zhvillimin, vajza frekuentonte shkollën e larte per administrim dhe politika sociale.

Pas reth nje ore kur nëna e alarmuar vazhdonte të telefononte ne numin e vajzes, nga ana tjeter i pergjigjet nje zë mashkulli, ku më thotë se vajzën e kam marre une, dhe ne duhemi. Në ato momente nëna i thotë djalit, ma sill vajzen ne Tiranë sepse vajza ka probleme, mos e traumatizo sepse vajza vuan nga probleme te shendetit mendor dhe nga problemi i zemres. I riu, jo vetem qe refuzon ta ktheje vajzen ne shtepine e prinderve, por mbyll kontaktet deri diten e neserme, kur nena merr nje telefonatë nga babai i 26 vjeçarit duke i thënë se vajza është te ne dhe nuk pranon te vije ne Tirane. Pas kësaj telefonate, më në fund, nëna arrin të lidhet për here te pare me vajzen duke i thënë se nuk do te vij më tek ju. Por duke parë se gjërat nuk po merrin zgjidhje, dhe familjaret e djalit refuzonin ta kthenin 18-vjeçaren ne Tiranë, nëna ndermerr hapat ligjore duke shkuar në komisariat për të bërë kallëzim që vajza ishte larguar nga shtëpia

Policia e komisariatit 4 merr policine e Hasit, që te arrestojne djalin edhe vajzën që ta kthejë në shtëpi. Polica e Hasit arrijnë që të kthejnë vajzën dhe djalin në Tiranë ku aty nëna takohet për herë të parë me 26 veçarin që ia kishte rembyer vajzen. Kuptohet, me deshirën e kesaj te fundit.

Ne komisariat njoha atë djalin qe kishte rembyer vajzen. Djali dhe vajza në komisariat kanë deklaruar se ata e duan njeri-tjetrin, kemi dy vite bashke që flasim dhe ne duhet te martohemi me njeri tjetrin. Pra, nga sa kanë deklaruar në polici dy të rintë, duket se kemi të bëjmë me një histori të gjatë e cila ka lindur ne rijetet sociale, dhe me pas eshte finalizuar me arratisjen e Leonides. Ku ne polici nuk dukej aspak e lumtur per pranine e nenes. Vajza ka deklaruar qe mami ka dashur t’me martoje, me bertet që une nuk bej pune shtepia. Ka deklaruar qe une nuk shkoj më te mami. Por në të kundërt të saj, nëna thotë se po të ishin të vërteta ta gjitha këto nuk do luftoja që vajzën ta bëja të barabartë dhe të pranueshme me të gjithë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related