A do zhvillohen primaret në PD? Politologu Kalemaj zbulon planin e Berishës: Po mbarojnë afatet, ja skenari i mundshëm

Data

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në një studio televizive, tha se nëse shtyhet koha e zhvillimit të primareve brenda PD-së mund të krijohet pakënaqësi që do të jenë të vështira për t’u ndrequr.

“Mbetet pikëpyetja a do të ketë primare apo jo? Sepse edhe koha po ikën me shpejtësi. Dekreti për zgjedhjet është deri në datën 6 dhjetor, zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë javën e parë ose të dytë të majit.

Nga indiciet që kemi, publike dhe jo private është që për efekt të KQZ-së, deklaratave që ajo ka bo për votën e diasporës, që duhet një hapësirë kohore deri në 50 ditë, për arsye të Kodit Zgjedhor, për arsye të datës së zgjedhjeve. Edhe nëse lihet data 11 maj, Presidenti noterizon kërkesën e të vetmit subjekt politik që ka kërkuar 11 majin, të gjithë të tjerët majtas dhe djathtas kanë kërkuar ose një datë më parë, datën 4 maj ose javën e fundit të prillit.

Edhe në këtë skenar, serish kohë nuk ka. Për ta materializuar. Çështja e primareve nëse shtyhet afër fundit të vitit aktual që ne jemi mund të krijojë ato pakënaqësi që mund të jenë të vështira për t’u ndrequr. Flas politikisht.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related