Humbi vajzën një vit më parë/ Vangjel Tavo prek me dedikimin: Na mungon në çdo frymëmarrje

Data

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka shpërndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, një vit pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij, Evës. Eva, e re vetëm 24 vjeçe, humbi jetën tragjikisht një vit më parë në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut.

Në dedikimin e tij, Tavo shpreh dhimbjen e thellë dhe mungesën që përjeton çdo ditë për të bijën, duke e përshkruar atë si një frymëzim dhe një burim të pafund dashurie.

“Sot, një vit më parë, Eva ime e dashur, vajza ime, shpirti i pastër i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi për të pushuar pranë engjëjve!

Na mungon shumë, Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Kujtimet dhe dashuria jote e pafund na japin forcë të vazhdojmë dhe të shërbejmë, ashtu siç bëre ti. Ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.” shkruan Vangjel Tavo për vajzën e tij.

Ai thekson se kujtimet dhe dashuria e Evës vazhdojnë t’i japin forcë familjes për të ecur përpara dhe për t’i sh

ërbyer të tjerëve, ashtu siç ajo bëri gjatë jetës së saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related