Ja si dështoi vjedhj@ e buxhetit të shtetit nga Ministria e Brendshme në 2019 përmes një tenderi të///

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi këtë javë dërgimin për gjykim të një grupi zyrtarësh e ish-zyrtarësh të një sërë institucionesh, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit (atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme) Plarent Ndreca, dyshohet se favorizuan në shkelje ligjore zyrtarë për të fituar tendera.

Gazetari Klodian Tomorri ka nxjerrë detaje nga skandali, ku në 2019, tenderi i Ministrisë së Brendshme, i organizuar shpejt dhe në mënyrë të paligjshme, synonte të grabiste fonde të buxhetit shtetëror, por u pengua nga një zyrtar i ministrisë që refuzoi pagesat e paligjshme. Skandali u zbulua dy vjet më vonë nga audituesit e KLSH, të cilët çuan çështjen në SPAK, duke kallëzuar penalisht disa zyrtarë të lartë të përfshirë në procedurën e dyshimtë. Sipas Tomorrit, për këtë vjedhje Ferdinand Tarazhin e emëruan drejtor tek inceneratori i Tiranës, kurse zotin Ndreca e bënë deputet.

Skandali

Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme nxjerr një urdhër prokurimi me numër 10733. Shkresa urdhëronte që të kryhej prokurimi me objekt “Studim, Projektim për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit. Fondi limit u përcaktua 55.2 milionë lekë pa tvsh. Urdhri i prokurimi u nxor pa marrë më parë konfirmimin e ministrisë së Financave se fondet ishin brenda tavanit buxhetor të lejuar për angazhime. Por kjo ishte shkelja më e vogël. Ajo që ka ndodhur në vijim është një manual rrëmbimi dhe plaçkitje e fondeve buxhetore, që do të kishin zili dhe kaçakët e kahershëm në male. Tenderi me negocim të drejtpërdrejtë u zhvillua brenda vetëm 5 ditëve nga nxjerrja e urdhrit të prokurimit. Në datën 30 dhjetor ministria e Brendshme shpall fitues të tenderit 520 mijë euro bashkimin e kompanive Derby-E dhe Ape shpk.

Ndërhyrja

Një ditë më vonë, në datën 31 dhjetor, Plarent Ndreca nga pozita e nëpunësit të autorizuar, nënshkruan kontratën. Në po të njëjtën ditë, zoti Ndreca në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, me urdhrin nr. 10504 urdhëron ngritjen e grupit të punës për marrjen në dorëzim të projektit. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në të njëjtën ditë, kompania Derby-E i lëshon faturë ministrisë së brendshme në vlerën 25 milionë lekë. Pra në një ditë, u miratua procedura, u lidh kontrata, u mor në dorëzim dhe u lëshua fatura për të paguar paratë. Ky është inceneratori i ministrisë së Brendshme. Banda e plaçkitësve për pak ja arriti qëllimit të rrëmbente paratë nga buxheti i shtetit.

Vetëm se u doli një problem. Në ministrinë e Brendshme qëlloi një shtetar i mirë. Ky ishte drejtori i buxhetit, Viktor Hysaj. Zoti Hysaj, i cili e mbante atë detyrë që prej 30 vitesh dhe kishte kaluar me dhjetëra ministra të brendshëm dhe sekretarë të përgjithshëm, ndaloi dhënien e parave. Përmes disa shkresave zyrtare ai vuri në dijeni ministrin e Brendshëm se e gjitha procedura ishte e paligjshme dhe se ai nuk mund të autorizonte pagesën e parave në shkelje të ligjit. Por ministri, dukej më shumë në krahun e rrëmbyesve se sa të shtetit dhe interesit publik.

Zbulimi i skandalit

Pavarësisht presioneve të shumta, drejtori i buxhetit nuk e autorizoi asnjëherë pagesën e parave të tenderit. Kjo është arsyeja, se pse pronari i njërës prej kompanive fituese doli publikisht pak javë më parë dhe deklaroi se kompania e tij nuk është paguar ende nga qeveria dhe se po falimenton. I gjithë skandali shpërtheu në publik, dy vjet më vonë, kur në ministrinë e Brendshme trokitën audituesit e KLSH-së. Pasi morën dokumentet e praktikës dhe komunikimet e brendshme mes njësisë së prokurimit, drejtorit të buxhetit dhe sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, inspektorët e KLSH e çuan tenderin në SPAK duke kallëzuar penalisht 5 persona, mes të cilëve kryetarin e Komisionit të Tenderit, Ferdinand Tarazhi dhe sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related