“Athina do të marrë 12 milje”, Berisha i rikthehet paktit detar me Greqinë: Kush humbi në këtë mes?

Data

Kryetari i PD, Sali Berisha pati një komunikim virtual me bashkatdhetarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Ai kritikoi ashpër qëndrimet e qeverisë për çështjen e detit me Greqinë, duke i quajtur të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat shqiptare. Më tej ai tha se Athina zyrtare do të marrë 12 milje tokë nga ky pakt.

“Marrëveshja e re që po përgatitet për nënshkrim cilësohet si shumë më e pafavorshme, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit nga ana e qeverisë aktuale”, shtoi Berisha ndër të gjitha.

“PD është e vendosur për marrëdhënie të konsoliduara të fqinjësisë dhe miqësisë së mirë me vendin ku ju jetoni. Ne arritëm në vitet e para pas një ndërprerje shumë të gjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve, arritëm të firmosim traktatin e miqësisë dhe ai traktat i firmosur nga presidenti Stefanopulos i kohës dhe unë, ishte dëshmi e një vullneti pozitiv për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe miqësor mes dy vendeve.

Ai traktat trajtonte problematikat që ekzistonin dhe orientonte zgjidhjet e tyre. Mund të them se të gjitha qëndrimet e Edi Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjët tanë. Së pari, ai injoroi totalisht traktatin për shkakun e vetëm se ishte firmosur nga qeveria e PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related