Qeveria, kulla për vete dhe për privatët! Lejet e miratuara nga shtatori në nëntor

Data

Këshilli Kombëtar i Territorit zbardhi njoftimet për katër mbledhje të fundit të saj të mbajtura nga shtatori në nëntor, ku ndër të tjera bien në sy një seri projektesh kulla të kryesisht mbi 20 kate.

Bëhet fjalë për projekte ku një pjesë janë të njohura tashmë dhe mund të kenë kaluar një hallkë paraprake miratimi të lidhur me leje zhvillimi apo ndërtimi si dhe nisjen e fazave të tjera të ndërtimit pas fazës së parë.

Ndër të tjera, qeveria duket se ka dhënë miratimin edhe për dy projekte kullash të sajat, ku e para është ajo në bulevardin Zhan D’Ark. Bëhet fjalë për një nga disa projektet që do të zhvillohen si pjesë e pronave shtetërore në bashkëpunim me privatin ku do të jepet toka për të përfituar sipërfaqe ndërtimi që do të përdoret për zyra. Total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2 ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme.

Projekti tjetër i ngjashëm me atë tek Zhan Dark është ai që do të ndërtojë zyrat për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës tek rruga Panorama pranë shkollës Harry Fultz. Ky projekt do të jetë 54 metra i lartë dhe do të zhvillojë dy sipërfaqe ndërtimi njëra 27 925 metra dhe tjetra 24 925 metra. Kostoja e këtij projekti llogaritet 31 milionë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related