A do të protestohet sot për Salianjin? Blushi dhe Këlliçi zbulojnë skenarin e mosbindjes civile

Data

Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi në një program televiziv u shprehën se Ervin Salianji u burgos vetëm se denoncoi një të vërtetë, dënimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ata pohuan se edhe sot në protestën e pasdites që opozita do të zhvillojë do të protestohet edhe për burgosjen e Salianjit.

Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, tha se Salianji u burgos pa kryer ndonjë kallëzim të rremë, sikundër pretendohet, por denoncoi një fakt mbi vëllain e Fatmir Xhafajt, që ishte i dënuar dhe nuk e çonin në burg

Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, theksoi se kjo është drejtësia e re, burgosi politikisht një prej opozitarëve zemërluanë.
“Ose kemi protestuar ne për burgosjen e Salianjit si opozitë e bashkuar ose nuk ka protestuar njeri.Natyrisht edhe sot do të protestohet për burgosjen politike të Salianjit, numrit 2 të grupit parlamentar të PD”, tha Blushi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related