Analiza e VOA-s: E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Donald Trump

Data

Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores së zgjedhjeve presidenciale amerikane nga republikani Donald Trump. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Presidenti Trump vuri në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe qortoi vazhdimisht aleatët se kishin dështuar të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen. Por siç raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë vende evropiane po i bëjnë jehonë thirrjeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake përballë kërcënimit nga Rusia.

Këtë javë, zyrtarët amerikanë morën pjesë në hapjen e një baze amerikane në Poloni për mbrojtjen nga raketat balistike, që ishte planifikuar të hapej në vitin 2008. Varshava zyrtare e vlerësoi angazhimin e treguar nga presidentët amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë një garantues i sigurisë së Polonisë, si dhe të gjithë aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi presidenti polak.

Fjalë të ngrohta për Uashingtonin, por nën sipërfaqe ka shqetësime mbi angazhimin e presidentit të ardhshëm amerikan lidhur me sigurinë e Evropës. Në vitin 2017, zoti Trump e cilësoi NATO-n si “të vjetëruar” dhe kritikoi vazhdimisht aleatët e aleansës.

“Njëzet e tre nga 28 vendet anëtare ende nuk po paguajnë atë që duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Kjo nuk është e drejtë për taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai gjatë mandatit të parë, në maj të viti 2017.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related