Boshatisen kampet në Gjadër e Shëngjin, mbeten vetëm 7 punonjës

Data

Kampet e ngritura për emigrantët në Shëngjin e Gjadër po nisin të boshatisen. Aktualisht stafi është reduktuar dhe ndryshon sipas nevojave të momentit.

Sipas burimeve të Tv Klan në Kampin e Gjadrit mbeten vetëm 7 punonjës që merren me administrimin dhe pastrimin, si edhe staf shqiptar, përfshirë personelin shëndetësor.

Ndërsa jashtë kampit do të jenë autoritetet shqiptare, konkretisht policia që do të vijojë të bëjë monitorimin e ambienteve të jashtme.

Mediat italiane bëjnë me dije se të gjithë punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve, do të largohen.

Deri më tani, të dy kontigjentet e emigrantëve nuk qëndruan më shumë se 48 orë në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related