Referuar te dhënave zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, deri në shtator 2024 në burg ndodhen dy të mitur dhe dy adoleshentë të cilët janë dënuar nga drejtësia dhe kalojnë jetën e tyre pas hekurave, ata janë të moshës 16-18 vjeç.
Për të miturit dhe adoleshentët nga 18 deri në 21 vjeç sistemi shqiptarë i burgjeve ka vetëm një institucion të specializuar dhe ai ndodhet në Kavajë.
Referuar statistikave të burgjeve e cila ka të dhënat e përditësuara deri më 30 shtator 2024, emisioni “FactCheck” zbulon rezulton se të dënuar të moshave 16-18 vjeç në burgun e Kavajës ndodhen dy persona dhe të moshës 18-21 vjeç dy të tjerë.
Po përse janë dënuar ata?
Referuar vendimeve penale dhe tabelës së përditësuar ata janë dënuar për veprën penale të vjedhjes e dy të tjerë për veprën penale të vrasjes.
