“Mbrojti Kushtetutën”/ Vendimi i GJK, Bardhi: Berisha po pengohet të jetë aktiv në zgjedhje

Data

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryedemokratin Sali Berisha.

Bardhi shkruan në Facebook se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, konfirmon atë që ai ka thënë prej ditës së parë se masa e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, është tërësisht e joproporcionale.

Teksa analizon vendimin e Kushtetueses, Bardhi shprehet se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” është konsideruar joproporcionale dhe antikushtetuese, sipas tij, atëherë edhe masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese.

Në fund ai shton se çdo vonesë e mëtejshmedo të minonte demokracinë, duke theksuar “326 ditë pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Linderit të opozitës janë mjaftueshmërisht të rënda për të toleruar të bëhen 327 ditë apo më shumë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related