Non-grata “të freskëta” po vijnë nga SHBA, paralajmërohen sanksione të reja për Ballkanin Perëndimor, ja kush rrezikon

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë me sanksione kundër personave të përfshirë në korrupsion dhe në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e “listës së zezë” edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion. Gjatë një deklarate për media pas hapjes së Konferencës së parë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në bashkëpunim me Byronë për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Zbatimin e Ligjit, Angeler theksoi se lista “është dinamike dhe gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen. Ajo nuk specifikoi emra apo afate për përfshirjen e tyre në listë, duke theksuar se kjo është një çështje që vendoset nga Uashingtoni.

“Nuk kam afat kohor sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’iu sigurojë që deri sa flasim ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, tha Ageler të enjten para gazetarëve në Shkup. Gjatë vitit 2023, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe biznesmenin kundërthënës, Orce Kamçev.

Në listën e zezë amerikane janë edhe ish-drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë. Lidhur me rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Ageler bëri thirrje që të respektohen. “Nuk kam detaje konkrete, por do të theksoj se është e rëndësishme që këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që publiku të marrë përgjigje për pyetjet”, shtoi Ageler.

A do të ketë “non-grata” të tjerë për Shqipërinë?

Ambasadorët amerikanë në rajonin e Ballkanit vazhdimisht kanë paralajmëruar për zgjerimin e listës së zezë për të gjithë ata që kërcënojnë dhe pengojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. SHBA kanë paralajmëruar shpesh së fundmi se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me persona të shpallur “non grata” dhe gjithashtu ata që i shkojnë pas këtyre personazheve se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarit nga SHBA. Gjatë gjithë kësaj kohe ka patur mesazhe të qarta nga Uashingtoni dhe për financuesit dhe mbështetësit e “non gratave, ku një nga ata është ish-kryeministri Sali Berisha. Ambasada Amerikane në Tiranë ka thënë se të gjithë atyre që i shkojnë pas “non-gratës” duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarit nga SHBA.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related