Partia e Lirisë ka prezantuar amendamentet për buxhetin e vitit 2025. Sipas PL-së, me amendamentet e saj, buxheti 2025 do të ketë rritje të pensioneve me 6.8 përqind, rritje të pagave me 6.2 përqind, rritje të ndihmës ekonomike 20 përqind.
“Partia e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore të orientuar nga parimi i përfitimit gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike”, thuhet në prezantim.
Amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2025 të prezantuara nga Tedi Blushi dhe Prof. Petraq Milo:
Rritje të pensioneve 6,8%
Rritje të pagave 6.2%
Rritje të ndihmës ekonomike 20%
Anulim të pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe për PPP-të korruptive
Partisë e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore të orientuar nga parimi i përfitimit gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike.
Ky parim kombinon përfitimin nga rritja ekonomike te rritjes se kujdesit social per te qene perfitues te gjitha shtresat si dhe te mbeshtetjes se rritjes ekonomike.
Partia e Lirise se propozimet e saj synon se pari mbrojtjen e familjeve dhe shtresat sociale më në nevojë per te rrujatur nivelin e tyre te jeteses si dhe rritjen e buxhetit per sektore si arsimi, shendetesia dhe buqesia, duke propozuar :
Të parashikohet rritja e pagave duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025 në nivelin 6.2% i barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit për vitin 2024 ne 2.3% dhe rritjen ekonomike në nivelin 3.8% me një efekt për periudhën vjetore në 7.9 miliard lekë
Të parashikohet rritja e pensioneve duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, në nivelin 6.8% e barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit te artikujve ushqimore ne 2.8% si dhe rritjen ekonomike te parashikuat te vitit 2024, me një efekt për periudhën vjetore në 17.8 miliard lekë, ose një efekt shtesë neto në 16.2 miliard lekë duke marrë nëkonsideratëparashikimin e rritjes për 1.6 miliard lekë në projekt buxhetin e propozuar
