Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, ka garantuat se votimi nga jashtë nuk ka rrezik dështimi, edhe pse ka disa problematika.
Ai theksoi se nëse palët politike ulën për diskutim për problemet e adresuara nga KQZ, çështja mund të zgjidhet dhe procesi do të jetë normalisht.
Celibashi tha për gazetarët se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë.
Kreu i KQZ tha se një mundësi për zgjidhjen e problematikave mund të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor për afatet, pasi aktualisht ligji parashikon që procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që operatorët e shërbimit postar kërkojnë minimumi 40 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit.
“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen. Me siguri do ketë një zgjidhje, kemi mundësi të paguajmë më shumë para do zgjedhim këtë alternativë, ka një alternativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, do duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor”, tha Celibashi.
Ai tha se një tjetër opsion që mund të diskutohet sipas KQZ, është edhe gjetja e një poste ekspres që mund ta finalizojë procesin brenda 2 ose 3 ditësh, por kjo kërkon një kosto të shtuar 200-300 euro për një fletë votimi.
“Ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të votimit nga jashtë, kemi konkluduar se ka disa aspekte që nuk lidhen vetëm me KQZ. Sipas raporteve të autoriteteve postarë për afatet e çuarjes dhe kthimit të fletëve të votimit, mund të këtë një problematikë, ne thjesht e kemi sjellë në vëmendje. Do preferoja që këtë çështje ta trajtojmë në mënyrë serioze dhe me maturi, jemi duke thënë që është kjo çështje. Kush mund të jetë problem. Sipas dispozitave aktuale, procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.
