Policia ka vendosur në pranga ish-drejtuesin e Kadastrës në Durrës, Ardian Kona i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Masa e sigurisë ndaj tij “arrest me burg” u caktua nga Gjykata e Durrësit ditën e djeshme, 19 Nëntor, pas një hetimi lidhur me regjistrimin e një prone me dokumente false.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Roli”.
