“Egërsia jonë thotë burg”, Vangjeli ‘shpërthen ashpër: Në parlament disa nuk dinë tabelën e shumëzimit

Data

Gazetari Lorenc Vangjeli ishte i ftuar sot në një emision televiziv, ku foli për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe situatën me opozitën e cila ka dy liderët nën arrest. Vangjeli thekson se opozitën e bindi zëri i arsyes që të kthehej në parlament.

‘E bindi zëri i arsyes. Kjo është udha e duhur. Bojkotimi i parlamentit është anormalitet. Kjo është e shpeshtë, nuk para bie në sy. Jemi republikë parlamentare. Të largohesh nga mundësia për të folur, debatuar njësoj si të presësh degën ku je ulur. Shikoni akuzën kryesore që ngrenë këtë kohë, qeveria ka kapur SPAK. Është pjesa më e bujshme e drejtësisë. Ti largohesh nga llogorja e një pushteti ku je palë, absurditet më të madh zor se prodhon mendja njerëzore.’

Sa i përket mazhorancës, për Vangjelin asaj do i interesonte që opozita të ishte jashtë parlamentit
‘Mazhoranca do ishte e interesuar që opozita të ishte jashtë parlamentit. Shikoni krahasimin me seancat e vjetshme të buxhetit. Kësaj radhe po shkon 48 orë. Të dëgjosh njërin folës nga tjetri, kontrasti është kaq i madh. Shumica dërrmuese aty nuk e kuptojnë se e drejta e deleguar nga mijëra qytetarë është edhe dije, mirë do ishte të pyesnin të interesoheshin para se të flisnin. E njëjta supë që serviret vit pas viti. Disa prej tyre nuk e njohin tabelën e shumëzimit. Mos bëhet edhe ndonjë test inteligjence. Për fat të keq kërkohen cilësi të tjera, që janë të papajtueshme me ligjin e dekriminalizimit.

Opozita ka qenë dikur dhe më radikale. Rezultati nuk ishte i kërkuar.’

Berisha për Vangjelin ishte i aftë të hiqte Bashën nga drejtimi i PD-së por i paaftë ta rikthejë këtë parti në pushtet. Ndërkohë individët nëpër partitë e mëdha janë thjeshtë matrioshka të kryetarit.

‘Fati i keq i një individi po ndikon në fatin e keq të gjithë opozitës. Do duhej një strategji krejt tjetër. Pati shenja të tilla. Berisha ishte miti i vetëm për të shkulur Lulzim Bashën por i paaftë ta çojë PD në pushtet. Një pjesë e tyre, e grave dhe burrave në atë sallë mendojnë se do jenë apo jo në lista. Çfarë vijnë poshtë me përjashtime të rralla, ngjajnë si matrioshka me kryetarin. Ose sikur kryetari është një pasqyrë e madhe që thyhet në copëza.’

Vangjeli vijoi më tej duke thënë se jemi kthyer në shoqëri të egër, e cila gëzon kur njerëzit shkojnë në burg, një shoqëri që kërkon hakmarrje dhe revansh. Sipas tij duhet të ndahemi nga kjo mendësi bolshevike dhe otomane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related