Mbi ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djehme në shkollën Fan Noli ku humbi jetën një i mitur dhe mbeti i plagosur shoku i tij, foli në emisionin e mëngjesit në një program televiziv, Pastori Akil Pano.
Pastori u shpreh se, është urgjente që prindërit, bordi i prindërve në shkolla duhet të mblidhet në mënyrë urgjente për të diskutuar mbi problemet madhore, urgjente me të cilat po përballen fëmijët me arsimin, bullizmin, dhunën fizike dhe verbale e deri tek humbja e jetës.
Pano bëri thirrje për protestë para Ministrisë së Arsimit, si një formë për të siguruar fëmijët, pasi sot ata janë shumë më të pasigurt se dje
Deklarata:
Harruam të përmëndim një nga institucionet më të rëndësishme në shkolla që janë bordet e prindërve. Këto borde duhet të jenë gardiani, rojtari jo thjesht i fëmijëve por roja në dimensionin moral dhe të edukimit. Në dijeninë time mblidhen bordet e prindërve, sot me urgjencë duhet të mblidhen prindërit e bordeve dhe të trajtojnë cështje të rëndësishme me drejtuesit e shkollës.
Unë dëshiroj që ata të trajtojnë pyetje si: sa i sigurt është fëmija i tyre në këto ambjenet, a është duke u edukuar fëmija i tyre në shkollë dhe jo thjesht arsimim.
Problemi është se jo pak arsimtarë me gjithë respektin, i është dashur të paguajë 3 deri në 5 mijë euro vendin e punës.një pjesë e këtyre studentëve janë të notës 5, që do të thot nuk meriton të kalosh shkollën por për sjellje të mirë kalon. Pra individë dhe persona të tillë që nuk meritojnë të kalojnë klasën bëhen edukatore, arsimtarë që presupozohet që edukojnë fëmijët tanë. Imagjino cfarë edukimi marrin fëmijët.
Tjetra…A kryhet ideologjizim gjinorë në shkolla? Bordet e prindërve duhet të kontrrollojnë nëse ka organizata që hyjnë në shkollë, cfarë ju mësojnë dhe cfarë ju tregojnë. Unë nuk jam i interesuar që djalit tim ti thuhet që ti mund të jesh një vajzë i lidhur në trupin e gabuar. A bullizohet fëmija im në shkollë dhe a merr kujdesin dhe vëmëndjen e duhur në shkollë. A indentifikohen fëmijët problematikë në shkolla dhe me ta duhet bërë një punë e vecantë.
