Zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK, biznesmeni në SHBA pajisi Monika Kryemadhin me një kartë krediti shumë të…

Data

Nga zbërthimi i një telefoni që kishte përdorur vite me parë deputetja Monika Kryemadhi u zbuluan qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë institucionesh apo biznesmenë. Njëri prej tyre ishte shqiptaro-amerikani Adrian Shatko, drejtor i kompanisë “UNIFI Communication INC” që është dhe kushëriri i Monika Kryemadhit. Shatku nga dosja e SPAK del se ka pajisur Monika Kryemadhin me një kartë krediti shumë të fuqishme që përdoret vetëm nga personazhet që kanë shpenzime vjetore prej qindra mijëra dollarësh.

“Është bërë kqyrja e skedarit të email-it dhe rezulton se në datën 28 Tetor 2014, në orën 19:22 (UTC+0), Adriani i ka dërguar Dietlof Mare, email ku i shkruan se nga ana e Info telecom, janë nxjerrë pengesa në transmetim të thirrjeve të cilat sjellin kosto për kompanině UNIFI. Adriani i thotë se zgjidhja për problemin është shkëputja e tij nga Info Telecom dhe instalimi i pajisjes, me qëllim lidhjen direkt të Unifi me Vodafonin. Në vijim të bisedës Monika Kryemadhi i shkruan se e kishte parë me vonesë emailin dhe se Dietlofin do ta takojë ajo nesër. Pas kësaj bisede, Adriani po aty i kërkon Monikës kopje të pasaportës, pasi i duhet për kartën e kreditit black AMEX. Monika ia dërgon foton e pasaportës, por shqetësohet se mos i shkakton ndonjë problem. Adriani e qetëson dhe i thotë se kjo kartë krediti ishte si karta Visa e zezë por më e fuqishme dhe e rrallë”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Po çfarë është karta e kreditit black AMEX?

Karta Black Amex, e njohur edhe si American Express Centurion Card, është një nga kartat e kreditit më ekskluzive dhe prestigjioze në botë. Ajo ofrohet nga American Express dhe është e dizajnuar për individë me pasuri të mëdha dhe shpenzime të larta. Karakteristikat kryesore të Black Amex: Vetëm me ftesë: Ju nuk mund të aplikoni për këtë kartë. Duhet të merrni një ftesë nga American Express, dhe zakonisht, kjo ndodh kur keni shpenzime të mëdha në një kartë tjetër të Amex. Tarifat e larta: Tarifa fillestare e anëtarësimit është zakonisht rreth $10,000. Tarifa vjetore është rreth $5,000.

Përfitime ekskluzive:

Shërbime të specializuara: Një shërbim 24/7 për të ndihmuar me gjithçka, nga rezervimet në restorante të rralla deri te organizimi i udhëtimeve luksoze. Qasje në shërbime luksoze: Përfitime në hotele të nivelit të lartë, shërbime private të udhëtimit dhe oferta unike për evente të veçanta. Program shpërblimesh premium: Pika për çdo shpenzim, që mund të shndërrohen në fluturime, dhurata apo shërbime të tjera. Pa kufi të shpenzimeve fikse: Nuk ka një kufi të parapërcaktuar të kredisë. Megjithatë, shpenzimet tuaja varen nga zakonet dhe aftësitë tuaja financiare.

Kujt i drejtohet?

Karta Black Amex është për individë që zakonisht kanë shpenzime vjetore prej qindra mijëra dollarësh ose më shumë dhe që kërkojnë shërbime të nivelit të lartë dhe ekskluzivitet. Ajo përfaqëson jo vetëm një mjet financiar, por edhe një simbol statusi.

Përdorimi nga Monika Kryemadhi

Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje ne “Ferreti boutique” por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp. Nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 te Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro, paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me Ilogarinë e saj bankare e cila është debituar. Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta persë ri nuk është pranuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related