Buxheti i 2025 shkakton debate të forta në Parlament, mazhoranca flet për rritje ekonomike dhe mbështetje për…

Data

Diskutimi i pr/buxhetit 2025, më i madhe ndonjëherë nisi me zhurmë. Deputetët e PD-së nuk e lejuan dje kryeministrin Edi Rama të vijojë prezantimin e pr/buxhetit duke u ngritur në këmbë e bërë zhurmë nga karriget e tyre. Kjo detyroi kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali të ndërpriste seancën dhe të bënte 5 minuta pushim. Në seancë nuk kanë munguar as tensionet. Teksa ishte duke folur ministri i Financave, Petrit Malaj drejt foltores shkuan deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët nuk po e lejonin që të fliste. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe garda, e cila rrethoi foltoren ku po fliste ministri Malaj.

Për menaxhimin e rreth 8 miliardë eurove, do të zhvillohet një seancë maratonë dy ditore, ku diskutimet në parim nisën sot (18 nëntor) në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë. Ndërkohë në fillim të seancës deputeti i PD, Dashnor Sula, ra rënë në sy teksa mbante në dorë një qese me presh, papate lakër dhe një lopatë. Ky buxhet i cili vazhdon tendencën rritëse nga viti në vit, është më i madhi ndonjëherë, do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht. Nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025. Në tërësi, ky buxhet nuk karakterizohet nga shtimi i financimit për mbrojtjen sociale apo ndihmesën e shtresave në nevojë

Por paketa garanton vijimin e përfitimeve të deritanishme për kategoritë më të varfër. Sa u takon investimeve, buxheti 2025 ju dedikohet më shumë projekteve që janë në ndërtim e sipër, si Rruga Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë, apo Ndroq Plepa. Do të financohen koncesionet që janë aktive dhe do të përballohet borxhi publik. Kuvendi pritet ta votojë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, fashë në të cilën, opozita ka thirrur një protestë përpara Parlamentit. Sali Berisha ju ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”. Opozita nuk e ka bojkotuar në debatet në Komisione, ndryshe nga disa vite më parë.

Balla replika me Spahon

Deputetët Edmond Spaho dhe Taulant Balla replikuan në seancën plenare teksa vijon maratona e diskutimeve për projekt buxhetin e vitit 2025. Balla u kap tek fjala e Spahos kur tha se bujqësia ka rënë, duke sjellë një shifër të eksporteve 4.5 herë më të lartë sipas ministrit krahasuar me vitin 2013. Ndërsa Spaho tha se Balla bën kompetentin për çdo gjë në një kohë kur ai ka dalë për të replikuar me ministrin e Financave.

Balla: Pensionet rriten kur rriten taksat. Në 2023 është 550 milion euro eksporte në bujqësi. 550-ja dhe 120-ja Mondi kush është më e madhe? Lulin e kam pyetur por thashë të pyes ty. Më bëhet qejfin kur thua pyet Lulin. Ore kjo 120-ja është më e vogël apo më e madhe. 4 herë Mondi. Dole këtu the ka ra bujqësia. Ri ka ra kur është 4.5 herë më e madhe eksporti. Natyrshëm dhe konsumatori është rritur Mondi. Ti llogarisësh në 2013 turistë ata që vinin si delegacion. Sot është rritur konsumi me disa fish dhe prandaj ka një rritje edhe të nivelit të importeve. Do kemi boll këto 24 orë. Ju jeni të mëdhenj keni thirrur edhe protestë nesër. Nesër luan kombëtarja Mondi.

Spaho: Jam këtu për opozitë dhe bëj opozitë dhe të evidentoj gjithçka që nuk e kanë drejtë apo gënjejnë. Ju e patë dhe Belën sa e kënaqur ishte për marrëdhëniet e mira. Ti Taulant ke një problem të madh. Hiqesh kompetent në ekonomi. Në financë jep përgjigje. Dhe përgjigje për çdo gjë, ekonomi, financë, krimi, droga dhe e mbylle me sportin. Duhet të kesh parasysh se: Marrëzia vjen kur ke përgjigje për gjithçka, mençuria vjen kur ke pyetje për gjithçka.

Tabaku: Kemi çmimet më të larta në krahasim me rajonin

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related