Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë të hënën mbledhje të përbashkët ndërqeveritare. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim. Ndërsa prej vitit 2022 tradita e mbledhjeve Shqipëri-Kosovë mbetet pezull.
Që nga viti 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë zhvilluar mbledhje të përbashkët.
Pas anulimit që i bëri kryeministri i Shqipërisë mbledhjes së vitit 2023, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mblidhen dy qeveritë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me këto mbledhje.
I ka treguar se tani për tani nuk ka ndonjë datë se kur mund të takohen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
