Denoncon Meta: Pastrimi i parave ‘ulëret’ në çdo lagje të Tiranës, këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u

Data

Pastrimi i parave “ulëret” në çdo lagje të Tiranës dhe kjo gjë nuk shihet nga SPAK. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dje nga mbledhja e Kryesinë Politike të PL. Meta tha se SPAK ka frikë që të përmend kryeministrin dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. “Pastrimi i parave “ulëret” në çdo lagje të Tiranës, ku çdo ditë hapet një kantier i ri ndërtimi, duke shkatërruar një park, duke asgjësuar një lulishte, duke rrëmbyer dhe tjetërsuar prona e ligjshme të qytetarëve të Tiranës.

Këtë lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, nuk e sheh vetëm SPAK-u i Ramaformës, që ka frikë t’i përmendë emrin jo vetëm Edi Ramës, por edhe Erion Veliajt, që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës dhe nuk do t’ia dijë për rritjen e kostove të jetesës së qytetarëve në mënyrë marrëmëndese, por vetëm si të vazhdojë të vjedhë me inceneratorin fantazmë dhe të shtojë i pashqetësuar milionat në llogaritë e veta bankare me kompanitë kriminale të tipit 5D”, tha ai. Meta theksoi se duhet që të vijohet me vendosshmëri deri në largimin e kryebashkiakut Veliaj.

“Ndaj edhe rrethimi demokratik, i këtij kryehajduti, do të vazhdojë me vendosmëri, deri në largimin e tij me çdo çmim, nga bashkia e Tiranës, dhe rikthimin e këtij institucioni në duart e qytetarëve të Tiranës. Deri në momentin kur nëna Liza do të ulet në karrigen e tij. Dhe, po nuk veproi SPAK do të veprojnë qytetarët. Këtë model të narko-ekonomisë që e ndërtuan në Tiranë, Edi Rama me benjaminin e tij, pra Prindi 1dhe Prindi 2, po kërkojnë ta eksportojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, nënvizoi Meta dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related