Salianji letër nga burgu për fitoren e Trumpit: Ne s’kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe edhe njëherë, por…

Data

Në një letër të publikuar nga qelia e burgut, deputeti dhe ish-kreu i opozitës, Ervin Salianji, ndan reflektime mbi situatën politike në Shqipëri dhe luftën e tij kundër korrupsionit dhe autoritarizmit. Duke marrë shkas nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Salianji gjen frymëzim për betejën e opozitës shqiptare, duke denoncuar atë që ai e cilëson si një sistem të padrejtësisë dhe një qeverisje të bazuar në frikë, manipulim dhe lidhje me krimin e organizuar. Në mesazhin e tij, përcjell thirrjen për qëndresë dhe bashkim, duke vënë theksin te nevoja për një Shqipëri normale dhe të lirë nga kthetrat e autokracisë.

Ervin Salianji:
Letër nga qelia 6
Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito

Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka e rriste orientimin e publikut ndaj saj.

Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.
E kotë ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur në Shqipëri. Në burgun e Fierit nuk kemi shumë mundësi të ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e mëdha të botës që me siguri i kanë bërë analizat e duhura asaj çfarë ndodhi.
Megjithatë, besoj të gjithëve por dhe mua këtu më ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO – FITO, FITO, FITO!

Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera.
Sidomos aty ku demokracia, liritë dhe të drejtat bazike po vihen në dyshim nga qeveri e udhëheqës autoritaristë,
Ka ngjashmëri të realiteteve politike e zgjedhore të SHBA me ne këtu.

Njësoj edhe në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit në opinion përmes mediave e sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës.
Njësoj, përndjekje gjyqësore ndaj kundërshtarit.
Goditje dhe tentative për asgjesim me mjete ekstrapolitike.
Kuptohet, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozitës këtu i duhet të përballet pos të gjitha këtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar që janë aleati i vyer i qeverisë.

Ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur.
Dhe është kaq e thjeshtë në fakt, ai e ka thënë me një fjali; Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito.
Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjithë konglomeratin e saj nuk është e lehtë dhe ka kosto.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related