“Ministri që shkriu Gjykatën dhe Prokurorinë e Kurbinit vjen si babagjyshi i vitit të ri!”

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, avokati Elton Laska, në një reagim në Facebook, shprehet me ironi se ministri Ulsi Manja i cili shkriu Gjykatën dhe Prokurorinë e Kurbinit tashmë vjen si babagjyshi i vitit të ri për propagandë!

Laska shprehet se është e papranueshme që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i dosjes 184 të shfrytëzojë një proces kaq të ndjeshëm si ndarja e apartamenteve të rindërtimit për përfitime politike.

Avokati thekson se kjo sjellje e Ulsi Manjës cënon dinjitetin e qytetarëve dhe besimin në institucione!

Reagimi:

Ministri që shkriu Gjykatën dhe Prokurorinë e Kurbinit vjen si babagjyshi i vitit të ri.

Është e papranueshme që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i dosjes 184 të shfrytëzojë një proces kaq të ndjeshëm si ndarja e apartamenteve të rindërtimit për përfitime politike.

Programi për rindërtimin i financuar nga donatorët ndërkombëtar pas tërmetit ka për qëllim të ndihmojë familjet në nevojë dhe jo të përdoret si mjet propagande apo favorizimesh elektorale.

Kjo sjellje cënon dinjitetin e qytetarëve dhe besimin në institucione. Të gjithë qytetarët meritojnë një trajtim të barabartë dhe transparent!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related