Nuk kishte sesi mos të binin në sy VIP-at e shumë që artistja kishte ftuar. Nga kolegë këngëtarë, aktorë, moderator e shumë emra të njohur të showbizzit, ishin prezent në festën e Amen. Në rrjetet sociale, Xhensila publikoi edhe momentin kur fryu qirinjtë. Si një nënë tashmë single, këngëtarja mbante në krah të dy fëmijët e saj, duke nxjerrë përfundimisht nga jeta e saj, Bes Kallakun

Kujtojmë që kur Ajka, vajza e çiftit kishte ditëlindjen, Xhensila ftoi ish-vjehrrën e saj. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë në festën e Amenit. Shkak për këtë është bërë pikërisht përplasjet që çifti ka pasur edhe gjatë procesit të divorcit.

Teksa Besi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, Xhensila ka folur për herë të parë, duke zbuluar kështu anën e saj të historisë. Rrëfimi është bërë për Arbana Osmani, teksa në promo dëgjohet vetëm këngëtarja që shprehet mes lotëve “Përpara asaj që më panë sytë në atë martesë”. Por duket se përplasja e ish-çiftit të dashur për publikun tashmë vijon në dyert e Gjykatës
