Arta Dade, e ftuar në Dritare TV, foli për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Dade shprehet se Veliaj është një politikan që përfaqëson ato parime që Partia Socialiste ka, dhe se shpeshherë mban mbi kurriz çështje që nuk i përkasin
Keqardhja më e madhe është me një opozitë që shkon te dyert e bashkisë në një kohë kur opozita i ka të gjitha problemet me qeverinë dhe jo me bashkinë. Për mua Erion Veliaj është një njeri që përfaqëson ato parime dhe atë program që ka Partia Socialiste.
E njoh prej shumë kohësh pasi është shkolluar në të njëjtën kohë me fëmijët e mi dhe ka qenë një nxënës i shkëlqyer, pra është një djalë që në jetë është ndërtuar tek aftësitë e tij dhe ka kapacitetet e duhura për të qeverisur.
