Organizatat humanitare thirrje mjekëve: Bojkotoni paktin Rama-Meloni!

Data

Pakti mes Melonit dhe Ramës për burgosjen e refugjatëve në Shqipëri merr një tjetër goditje nga organizatat humanitare që ofrojnë shërbime mjekësore për refugjatët dhe që i kanë bërë thirrje bluzave të bardha të mos përfshihen në të.

Më shumë se dhjetë organizata ndërkombëtare mes të cilave “Mjekët pa Kufij”, “Emergjenca”, “Sea-ëatch”, “SOS Mediterranee” dhe grupe të tjera të ndihmës mjekësore kanë denoncuar shkelje të kodit të etikës mjekësore në procedurat që ndiqen për trajtimin e refugjatëve.

Organizatat humanitare, raporton AP publikuan një analizë të detajuar të procedurave të kontrollit të emigrantëve fillimisht në anijet detare italiane dhe më pas në kampet e izolimit në Shqipëri, ku parashikohet të ndahen refugjatët që janë të përshtatshëm për t’u burgosur në Shqipëri dhe ata që dërgohen në Itali.

Sipas këtyre organizatave nuk ka objekte apo instrumente të mjaftueshme për të bërë një përcaktim të tillë, pasi të gjithë ata që janë nisur drejt detit Mesdhe për të arritur në Itali kanë duruar abuzimin fizik dhe psikologjik, disa edhe seksual, ç’ka duhet t’i skualifikojë ata nga paraburgimi shqiptar.

Emigrantët duhet të diagnostikohen janë të rrezikuar nga çrregullimi i stresit post-traumatik ose pasoja të tjera të rënda fizike dhe mendore, thanë ata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related