Thellohet skandali i drejtorit të Balluku në sektorin energjetik, si u dha familjarëve të vet me ndihmën e ministres…

Data

Gjatë kohës që Blendian Dalipi drejtonte disa prej dikastereve më të rëndësishme në varësi të Belinda Ballukut, kompania në pronësi të babait të tij, përfiton 30 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, po nga dikasteret në varësi të Ballukut. Më pas, nga 30 milionë euro, 11 milionë kanalizohen në kompaninë në pronësi direkte të Blendian Dalipit, e më pas në një destinacion që i takon SPAK që ta zbulojë. Por nuk mbetet me kaq. Sipas emisionit “Plug”, duket se oreksi është shtuar për familjen Dalipaj, që tashmë do të përfshihet edhe në sektorin energjetik, sektor të cilin punon Blendian Dalipi dhe drejtohet nga ministrja Balluku e ka cilësuar si prioritet të saj, me dhënie licencës për parqe voltaike, që jo vetëm në këtë rast, u janë dhënë klientëve të qeverisë.

Detajet

Kompania I.D.K KONSTRUKSION në pronësi të Bajram Dalipajt, babait drejtorit të OSHEE rezulton aksionere në kompanitë MD GREEN ENERGY dhe SHOQËRISË KONCENSIONARE “G2 BLU”. Kompania MD GREEN ENERGY është themeluar në muajin mars të vitit 2022 me aksioner, kompaninë DABAR që zotëron 50% të aksioneve dhe 50 % të aksioneve të tjera janë në pronësi të I.D.K. Kjo kompani ka si objekt të veprimtarisë, “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”, sektor të cilin Blendian Dalipi e njeh më së miri pasi mban post drejtues në Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Kompania e sapo krijuar aplikon për licencë për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Sipas raportit të OST, në datën 21 mars 2022 ka aplikuar për ndërtimin e parkut Fotovoltaik (80 MWp) dhe ndryshe nga kërkesat e tjera, për këtë aplikim OST është shprehur me opinion paraprak brenda 9 ditëve, kohë rekord krahasuar me shqyrtimin e kërkesave të tjera. Pasi siguron edhe lejen, në vitin 2023, kompania MD GREEN ENERGY merr një kredi afatgjatë 94.000.000 lekë.

Dosja

Pas kopsitjes të dosjes, tashmë pritej vetëm firma e Këshillit Kombëtar të Territorit, për ti hapur rrugë një tjetër biznesi të suksesshëm fal pozitave drejtuese në Ministrinë e Belinda ballukut. Në muajin maj të vitit 2024, ky projekt merr edhe firmën e kryeministrit Ed Rama, që në cilësinë e drejtuesit të KKT-së miratoi: “Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d.” Në të njëjtën kohë kur regjistroi kompaninë ABNID, Blendian Dalipi, themeloi edhe kompaninë “BLENDIAN DALIPI PF”. Kjo kompani ka si objekt shërbime të inxhinierisë elektrike dhe emri tregtar i përdorur është “AL-3B&D”.

Për shkak se është i regjistruar si biznes i vogël, kjo kompani nuk ka bilance të deklaruara, ndaj i vetmi organ që mund të kryej verifikimin e saj janë Drejtoria e Tatim Taksave apo organet ligjzbatuese në vend, aq më tepër që mbetet mister, nëse edhe kjo kompani siç të tjerat të familjes Dalipaj ka përfituar fonde publike. Gjatë analizimit të bilanceve te ABNID, rezultojnë deklarime dhe për faturime në subjekte Brenda grupit ose ku ka interesa pjesmarrëse, çka mund të nënkuptohen edhe si lidhje mes dy kompanive, në kryerjen e transaksioneve financiare. Zinxhiri i kompanive me përfitues fundor Blendian Dalipin ka edhe një tjetër element konfirmues, sa i përket skemës së dyshuar korruptive. Punonjësit e regjistruar në këto kompani rezultojnë të njëjtit, si në kompaninë ABNID me aksioner Blendian Dalipin ashtu edhe në kompaninë I.D.K KONSTRUKSION me aksioner Bajram Dalipaj. Nga analizimi i të dhënave të punonjësve të kompanisë ABNID rezulton se janë 8 punonjës që janë deklaruar në të dyja kompanitë, konkretisht:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related