Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) e Malit të Zi po kontrollon nëse janë të sakta informacionet se po vritet presidenti i këtij vendi, Jakov Milatoviç, raportojnë mediat vendase. Për këtë dyshohet se kohët e fundit ANB është njoftuar nga një burim i huaj, të cilin e kanë bërë të ditur zyra e presidentit dhe Drejtoria e Policisë. Në përgjigjet e pyetjeve të “Vijesti” për një kërcënim të mundshëm serioz ndaj kreut të shtetit, Drejtoria e Policisë dhe kabineti i Millatoviqit e kanë konfirmuar ekzistimin e një informacioni të tillë, ndërsa ANB-ja nuk është përgjigjur. “Kabineti i Presidentit të Malit të Zi është informuar se është duke u shqyrtuar besueshmëria e informacionit për kërcënimin e mundshëm të sigurisë së Presidentit të Shtetit, Jakov Milatoviq . Nuk kemi marrë detaje të tjera. Jemi informuar se organet kompetente e kanë marrë parasysh dhe përpunuar sa më sipër dhe jemi në pritje të informatave të mëtejshme”, janë përgjigjur për “Vijesti” nga zyra për marrëdhënie me publikun e Milatoviqit.
Alarm në Malin e Zi
Administrata e policisë i tha gazetës se “siguria e presidentit Milatoviç nuk është e kërcënuar”, por se informacioni për këtë mundësi është duke u kontrolluar, duke mos dashur të thotë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, “duke marrë parasysh natyrën e informacionit dhe nevojën për fshehtësi të të dhënave”. “Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka vënë në dijeni administratën policore për informacione të caktuara në lidhje me temën e pyetjeve tuaja, të cilat janë duke u kontrolluar nga Agjencia. Për momentin, janë ende informacione të pa verifikuara për një kërcënim të mundshëm”. Nga UP-ja pohojnë se janë në dijeni se Agjencia ka “komunikuar” me Milatoviçin dhe kabinetin e tij lidhur me informacionet e marra, të cilat “nuk janë burim”. Milatoviç tha se nuk ishte e këndshme të merrej një informacion i tillë. “Unë do të vazhdoj të bëj punën time. Unë jam plotësisht i palëkundur kur bëhet fjalë për pjesën time të punës. Politika ime në këtë kuptim është shumë e qartë”, ka thënë Milatoviç për portalin RTCG.
Destabilizimi i vendit
Një nga bashkëbiseduesit e “Vijesti”, i njohur me informacionet e shërbimit sekret malazez, tha se informacionet për gjoja planifikimin e vrasjes së Milatoviqit kanë arritur në ANB në mënyrë indirekte nga dy burime të lidhura, nga dy vende të Ballkanit Perëndimor. Këto burime dyshohet se kanë raportuar se organizatori kryesor i supozuar është një oficer i lartë në pension i një ish-ushtrie në rajon, dhe ekzekutori i menjëhershëm do të ishte një person nga Mali i Zi. “Personat që kanë dhënë informacionin janë të lidhur me shërbimet e një vendi në rajon. Duke pasur parasysh mënyrën se si është thënë se gjoja është planifikuar, nuk jam i sigurt për besueshmërinë e të dhënave, por gjithçka duhet të kontrollohet”, tha bashkëbiseduesi i njohur me informacionin. Në pyetjen se kush dhe çfarë motivi mund të qëndronte pas vrasjes së Milatoviqit, ai burim tha se nuk e di, përveçse për “destabilizimin e vendit”.
Atentati ndaj Gjukanoviçit
Edhe ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në gjysmën e parë të korrikut të këtij viti ka njoftuar institucionet kompetente shtetërore se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat. Zyra e Gjukanoviçit kishte informuar asokohe për “Vijesta”-n se ish-kreu i shtetit kishte marrë informacionin e përmendur nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe për këtë kishte njoftuar autoritetet. Një burim i afërt me Gjukanoviç i tha gazetës në atë kohë se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e kishte informuar atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat. Drejtoria e Policisë (UP) pohoi se nuk ishte në dijeni për këtë informacion dhe se as Gjukanoviq, as zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe as ANB nuk i kanë informuar për këtë. Gjukanoviçit iu dha menjëherë mbrojtje e shtuar policore, e cila u reduktua këtë verë – policia nuk e ruajti banesën e ish-presidentit gjatë ditës.
