Takimi mes Donald Trump dhe Joe Biden, Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve shfaqet i vetëm në Shtëpinë e Bardhë! Pse nuk e shoqëroi Melania Trump?

Data

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump dhe Joe Biden kanë zhvilluar një takim kokë me kokë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo se çfarë u vu re ishte mungesa e bashkëshortes së Trump, Melania Trump, e cila nuk e shoqëroi atë në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja e Parë e ardhshme e SHBA-ve, njoftoi zyrtarisht se nuk do të mundet të marrë pjesë në këtë takim, teksa uroi suksese të mëtejshme bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në platformën “X”, zyra e shtypit e Melania Trump, shkruan se ajo nuk do mund të shoqërojë Presidentin e zgjedhur.

Media MSNBC shkruan se ajo nuk do të ndjekë rrugën tradicionale e të qenurit “Zonjë e Parë”, ndërsa media greke skai.gr raporton se mungesa e Melania Trump lidhet me detyrimet e saj për botimin e autobiografisë së saj.

Postimi i plotë i zyrës së Melania Trump:

Zonja Trump nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë. Rikthimi i bashkëshortit të saj në Zyrën Ovale për të nisur procesin e tranzicionit është inkurajues dhe ajo i uron suksese të mëtejshme.  Në këtë rast, disa burime të paidentifikuara në media vazhdojnë të japin informacion të rremë, mashtrues dhe të pasaktë.  Jini selektues me burimin tuaj të lajmeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related