“Deinformimi po shkakton kaos”, Kryetarja e SHISH-it ngre shqetësimin: Nuk diskutohet prezenca, por sa sfidues…

Data

Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror ishte e pranishme për të raportuar në mbledhjen e sotme të Komisonit të Dezinformimit. Komisioni u mblodh këtë të mërkurë për të diskutuar pikërisht për problematikën e dezinformimeve.

Në fjalën e saj teksa raportonte në komision, Kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni vuri theksin te platformat sociale dhe interneti, të cilat sipas saj po përdoren për fushata dezinformuese. Sipas Hysenit, tashmë nuk diskutohet prezenca e dezinformimit por se sa i sofistikuar dhe sfidues po shndërrohet.

Ajo theksoi se qëllimin i dezinformimit është për të shkaktuar kaos dhe se teknologjitë e reja po rrisin vështirësitë e identifikimit.

Fjala e Vlora Hyseni:

“Dixhitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi, rrjetet sociale, përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë të shërbimeve dhe informimin për qytetarët, rritjen e transparencës për publikun, ndërveprimin social, në këndvështrimin e sigurisë, po përdoret për fushata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre dhe për dezinformacion.

Në këndvështrimin e një shërbimi inteligjent, dezinformimi karakterizohet nga prodhimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacioni të caktuar me një synim dhe impakt të caktuar për të cenuar sigurinë kombëtar, për të shkaktuar destabilitet, për të cenuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike e sigurinë shëndetësore.

Përdorimi në shkallë të gjerë i hapësirave online dhe teknologjike të avancuara të informacionit, sjell sfida të reja të sigurisë, të cilat nuk mund të adresohen nga një institucion i vetëm. Ky ekosistem dixhital po shfrytëzohet me dimensione në rritje nga shtetet kundërshtare të sistemeve demokratike, shërbimet e tyre të sigurisë dhe inteligjencës, aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre, paralelisht me përcjelljen dhe sinkronizimin e propagandës për fushata dezinformomi të qëllimshme për të nxitur dhe shkaktuar destabilitet, për të influencuar perceptimin e opinionit publik dhe nxitur reagime të tij sipas synimeve të caktuara, për të ndërhyrë dhe manipuluar procese të rëndësishme demokratike, për të shkaktuar reagime të dhunshme kundër vendimmarrjeve të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare, ndërkombëtare dhe asaj kolektike mbi procese politike të caktuara që lidhen me funksionimin e shoqërisë demokratike dhe qytetare, për të shkaktuar kaos dhe nxitur ndasi të thella sociale ekonomike për të cenuar sigurinë ekonomike të vendit e shëndetësore për të sfiduar besueshmërinë ndaj sistemit demokratike, të informacionit të vërtetë dhe për të shkaktuar konfuzion, për të identifikuar platoforma dixhitale me audiencë të lartë dhe burime njerëzore potenciale për financim apo edhe rekrutim në funksion të përcjelljes së deziformimit sipas synimeve konkrete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related