Raporti i KLSH për rindërtimin, Cara: Fondet janë keqmenaxhuar, qeveria kujtohet për 8 mijë familjet vetëm në fushate

Data

Tërmeti i vitit 2019 po harrohet pak nga pak nga të gjithë ne, por vështirë që kjo të ndodhë për ato rreth 8500 familje që janë ende të pastreha prej tij.

Shifra raportohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka evidentuar edhe mangësi të konsiderueshme në alokimin dhe përdorimin e fondeve të rindërtimit.

Ish deputeti i PD Igli Cara, i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se ka pasur një keqmenaxhim dhe një keqplanifikim i fondeve të rindërtimit dhe se këta banorë që u kanë marrë vetëm para fushatës 3 mln euro dhe pastaj janë harruar.

Ai tha se këto 8 mijë familje krahas tërmetit përjetuan edhe krizën, ndërsa theksoi se edhe sot para bashkisë së Durrësit vijojnë të zhvillohen protestat.

“Kur ra tërmeti pati një solidaritet jo vetëm në Shqipëri u premtuan dhe fonde dhe përveç kësaj përveç shifrave zyrtare janë dhe 1 mld euro të dhëna na buxheti shtetit.

Tani 8 mijë familjet s’kanë marrë as bonus qeraja, ato kanë marrë rreth 3 mln euro në muajit kur ishin në fushatë zgjedhore, në dhjetor dhe pastaj asnjë lekë, që do të thotë një mos vëmendje e qartë e qeverisë ndaj  këtyre familje.

Ata deklarojnë se është bërë 80% e rindërtimit por dhe nëse ka ndodhur është shumë pak sepse Rama ka deklaruar se në 2022 do ishte e përfunduar, po ashtu në 2023 dhe sot akoma s’ka ndidhur, kjo gjendje krijon kosto të dyfishtë sepse përveç se këto familje nuk janë strehuar imagjino familjet që janë në nevojë dhe s’paguajnë dot qiratë dhe përveç atyre u bëhen dëmë ka dhe kosto për buxhetin e shtetit se një ditë ato do të merren, pra ka një keq menaxhim dhe keq planifikim.

Falënderoj të gjitha mediat që e mbajnë akoma aktive këtë problem, se jo vetëm po harrohet nga qeveria por po harrohet dhe nga njerëzit, por ato janë 8 mijë familje dhe nuk janë pak.

Qytetarët kanë arritur të jenë të pakënaqur për cilësinë e ndërtimit, apo për faktin që ndërtimet e tyre nuk do bëhen në vendin ku kanë jetuar por në zona të tjera, këto janë raste abuzive të shtuara prandaj dua të kujtoj se akoma vijohet të sprotestohet para bashkisë së Durrësit.”

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related