Gazetarja Alba Kepi ka deklaruar se pakti Rama-Meloni, e kthen Shqipërinë në një laborator eksperimental antieuropian dhe antinjerëzorë.
Ndërsa për kthimin e 12 emigrantëve të dytë nga Shqipëria në Itali, Kepi tha në Syri TV se Gjykata e Romës ja ka kaluar çështjen Gjykatës Europiane për një vendim të qartë mbi këtë pakt antinjerëzor.
‘Meloni po e përdor Shqipërinë si një kavie për egon e saj politike europiane’- u shpreh gazetarja.
Deklarata e saj:
Në fakt debati është mjaft i ndjeshëm, debat i përqëndruar në shumë fronte. Debat ideologjik, civil, europian, global, një debat politik dhe diplomatik pasi sot kishim deklarata të Elon Musk kundër drejtësisë Italiane, kemi dhe një debat të fortë pushtetesh.
