Republika ku Rama është mbi ligjin, as pyetet, as dëshmon, as hetohet

Data

Pse sjellja e deputetëve socialistë që refuzojnë dëshminë e Ramës, nxjerr në dritë të keqe prokurorët e SPAK

Deputetët socialistë në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi dëshmuan një qëndrësë të hekurt, për të mos lejuar marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, lidhur me PPP-të që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afro gjysëm miliardi Euro.

Ndonëse opozitarët këmbëngulën se të drejtënn për të thirrur këdo që i’u dukej e arsyeshme e kishin fituar prej Gjykatës Kushtetuese, prtetendimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Argumentat kundërshtues qenë nga më banalët deri tek më qesharakët. Dikush thoshte se koha e komisionit skadonte këtë të enjte, e për këtë arsye nuk mund të kishte dëshmi të reja, e një tjetër mbronte tezën se opozita duhet të kënaqej duke pyetur ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj – që e kishin enkas nga qelia – dhe nuk kishte të drejtë të kërkonte më tepër sesa kaq.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë për t’u çuditur. Ka kohë që Edi Rama po e trajton veten si dikush që qëndron mbi ligjin dhe e ka banalizuar aq shumë këtë koncept, sa ushtarët e tij e mbrojnë pa i’u skuqur faqja. Ai kërkohet në interpelanca në kuvend dhe i injoron ato. Ai thirret për mocion nga deputetët dhe as do ti’a dijë aspak se është i detyruar të japë llogari. Madje edhe më keq se kaq. Thjeshtë me pretendimin se s’më do qejfi, ai pengon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, ku ai gjendet i përfshirë, si ato për udhëtimet me çarterin personal, apo ato për mbylljen e televizionit Agon Channel, për të cilin shteti shqiptar pritet të paguajë mbi 100 milionë euro dëmshpërblim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related