Një 15-vjeçar nga Shkodra ka humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme.
Bëhet me dije se Aurel Bibaj, ditën e hënë është nisur për në shkollë si gjithmonë bashkë me vëllain e tij, por pasi ka lënë në oborr vëllanë, vetë është larguar.
Mësohet se shokët e shkollës e kanë parë për herë të fundit rreth orës 08:40 te Ura e Mesit, në Shkodër, por nuk dinë ku ka shkuar më tej.
Babai i 15-vjeçarit banues në Postribë ka bërë denoncim në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi
Më datë 11.01.2024, ka kallëzuar shtetasi A. B., 39 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
