Në mbrëmjen e prime-t të së hënës konkurenti i Big Brother Vip Kosova në edicionin e tretë mori lajmin e shumë pritur prej tij se do të bëhej baba për herë të parë.
Partnerja e të cilit u shpreh se ishte dy muajshe shtatzënë dhe se çifti në fjalë kishin rreth një vit që ishin sëbashku.
Ky lajm ishte shokues jo vetëm për publikun, por edhe për ish të dashurën e tij Livia Brunga.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, vajza në fjalë ka zbuluar disa fakte për të cilat sipas saj ajo vetë ka heshtur pasi nuk ka dashur që kurrësesi të ndihej.
Përmes një video në insta-story Livia me të cilën Mevlani krijoi një lidhje në programin ‘Kepi i Vipave’, ajo shprehet se:
“Dua ti bëj urimet e mia më të sinqerta një njeriu që do të bëhet baba që natën që do të hynte në BBVK akoma më thërriste dhe më thonte se më donte. Po shyqyr që tjetra qenka shtatzënë prej dy muajsh, edhe shyqyr që kur erdhi te shtëpia unë nuk e lejova të më prekte”.
Por bukuroshja ish konkurente e Për’puthen nuk është ndalur me kaq. Sërisht përmes një postimi në insta-story ajo publikon fakte për të cilat publiku nuk ishte në dijeni. Për më tepër ndiqni videon
