“Donald Trump fitoi ndaj gjithë botës”- A beson Sali Berisha se Presidenti i zgjedhur i SHBA do ndalojë luftërat? Ja si përgjigjet ish- kryeministri

Data

Sali Berisha thotë se fitorja dhe rikthimi i Donald Trump ishte ngjarja më e madhe, ndërsa thekson se rendi rendi liberal demokrat i pasluftës së dytë botërore i udhëhequr nga SHBA mori gozhdën e fundit në arkivolin e vet

Sipas Sali Berishës, Donald Trump fitoi jo vetëm ndaj demokratëve në SHBA, por edhe ndaj gjithë botës, pasi shumica nuk e mbështesnin rikthimin e tij.

“Donald Trump fitoi jo vetëm ndaj demokratëve në SHBA, por fitoi pothuajse ndaj gjithë botës, pasi qeveritë që e mbështetën ishin një pakicë shumë e madhe krahasuar me ata të cilët u përpoqën në mënyrat më të ndryshme që ai të mos fitonte.

Kjo fitore dha një goditje shkatërrimtare makinerisë super-gjigante të mashtrimit të polleve dhe së treti duhet të pranojmë se elita liberal demokrate i përbërë nga politikan të eksperiencave më të mëdha të rendit liberal demokrat, përberë nga yjet e artit dhe kulturës amerikane dhe asaj botërore dëshmuan se jetonin në një realitet tjetër nga ky i sotmi. Në këtë kuadër, të lidhësh pasqyrimin e kësaj fitoreje me Shqipërinë është segmenti më i vogël, pasi kjo fitoreje vjen në një botë të ndryshuar.

Në këto 4 vitet e fundit kemi 2 luftëra që mund të degradojnë në luftëra botërore”, tha Sali Berisha në emisionin “Open” në News24.

I pyetur nëse beson në deklaratat e Donald Trump së ai do të ndalojë luftërat, Sali Berisha u përgjigj: “Unë besoj në një aftësi të tij, në aftësinë e tij për të qenë i prerë, në sensin më të madh  të marrëveshjeve dhe traktateve. Unë shpresoj se do arrijë ti frenojë. SHBA kanë fuqi për të imponuar për paqe”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related