“Ky komisioni nuk mbyllet pa dëshminë e saj”/ Mosparaqitja e Vilma Nushit, debatet: Ta sjellim me Polici

Data

Mosparaqitja e dëshmimtarëve ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës në komisionin hetimor parlamentar për hetimin e koncesioneve në shëndetësi, sterilizimit dhe check up-it.

Më konkretisht, mosparaqitja e biznesmen Vilma Nushi, e cila është një prej përfitueseve të koncesionit abuziv të check up-it, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se ata nuk mund t’i bëjnë për budallenj, dhe sipas saj, ose të zgjaten afatet e komisionit, ose t’i detyrojnë duke i paraqitur para komisionit për t’i marrë në pyetje me Polici.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit Albana Vokshi deklaroi se ai komision nuk mund të mbyllet pa thirrjen e dëshmimtarëve kyç, si Vilma Nushi dhe sipas saj, ajo duhet të paraqitet ditën e nesërme, madje edhe me Polici nëse do të jetë e nevojshme.

Por, deputeti socialist, Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur nga SPAK, siç e ka zakon për të mbrojtur abuzuesit me lekët e taksapaguesve shqiptarë, edhe këtë radhë doli në mbrojtje të Vilma Nushit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related