“Do luftohet sorosizmi”/ Çfarë paralajmëron zyrtarja e PD? Hysaj: Do dalin shumë të vërteta

Data

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump dhe ndikimi që mund të ketë në Europë dhe Shqipëri ka qenë në fokus të bisedës sot në News24, ku ishin të pranishëm

Jola Hysaj, Sekretare për marrëdhëniet me publikun në PD, komentoi në një studio televizive fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump dhe ndikimi që mund të ketë në Europë dhe Shqipëri.

Hysaj tha se Elon Musk do jetë sekretar për demontimin e Soros dhe se do luftohet sorosizmi. Sipas saj do dalin shumë të vërteta.

“Ti mund tia dalësh është fryma me të cilën janë rritur vetë amerikanët. Një nga arsyet pse Trump fitoi, jo i vetëm, por me ata njerëz që në përditshmëri mbrojnë atë që është kulti i demokratëve.
Për sa i përket pjesës së demontimit të Soros, do të thosha që fakti Elon Musk do jetë sekretar për demontimin e Soros me të cilin Rama është i lidhur dhe ka fakte e prova, tregon qartazi që është një arritje e madhe dhe që vërteton atë që kemi thënë prej kohësh.
Ne nuk qëndrojmë te rrugica dhe dalim në terren 1 herë në 6 muaj,
Do ta tregojë koha nëse do hiqet non grata. Do luftohet ajo që ka qenë në sistemin shqiptar, sorosizmi. Do dalin shumë të vërteta”, tha Hysaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related