Emri i Luzit u përmend një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik nga Alda Nikolli, në një intervistë ekskluzive
Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.
“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.
