Ish-ministri i Punëve të Jashtme: Fitorja e Trump do ketë impakt në të gjithë botën, përfshirë Kosovën në lidhje me…

Data

Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve. Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.

Kur janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafa në një intervistë për televizive, komentoi fushatën zgjedhore dhe fitoren e republikanit Donald Trump.

Diplomati Besnik Mustafaj thotë se Donald Tump fitoi zgjedhjet në mënyrë demokratike.

Ndërsa shtoi se fitorja e tij do to ketë impakt në të gjithë botën përfshirë Kosovën.

“Donald Trump u zgjodh në mënyrë demokratike, dhe ky kriter besoj se është i mjaftueshëm për të kuptuar se si funksionon Amerika.

Demokracia është ajo që triumfoi dhe besoj se fitorja e z. Trump do të ketë ndikim jo vetëm në SHBA- por në gjithë botën, përfshi dhe rajonin tonë, e veçanërisht Kosovës dhe ndërhyrjen që pritet për të stabilizuar dialogun me Serbinë”, theksoi ndër të tjera diplomati Besnik Mustafa.

Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.

Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland. Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat. Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related