Dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI-në) si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me në krye çiftin Meta-Kryemadhi, te i cili raportonin si ushtarë ministra dhe drejtorë. Jo vetëm ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho, por edhe ish ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto raportonte dhe spiunonte drejtorët tek Monika Kryemadhi.
Sipas dosjes së SPAK, në 28 tetor 2014, Mond Haxhinasto i shkruan Monika Kryemadhit, duke i raportuar kundër Ermal Topallit, drejtor në Ministrinë e Transporteve. “Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe nga hetimi ka dyshime se është i njëjti person për të cilin në datën 1 Mars 2014 personi nën hetim Ema Çoku i shkruan Monika Kryemadhi se “Takova Ermalin, më tha: që ta mbyllin të enjten te mbledhja e qeverisë. Duhet me i thënë dhe Mondit që ta nxitoje pak
Lidhur me këtë shtetas janë evidentuar edhe disa sms si vijon: Në datën 01 Prill 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit:- Jam me Ermalin tek restoranti. Në datën 03 Tetor 2014, Elona Guri i shkruan Monika Kryemadhit se Ermali i ka dërguar sms ku i shkruan “Përshëndetje Elona! Uroj te jesh mire familjarisht! Më thirri Hachië në zyre! Po munde me organizo një takim me shoqen se është shumë e rëndësishme për mua. Te fala dhe faleminderit”. Në datën 28 Tetor 2014, Edmond Haxhinasto përdorues i telefonit me nr. 0682026001, i ka dërguar sms Monika Kryemadhit ku e pyet: “Sa detyrim kemi ndaj Ermal Topallit se është tmerrësisht i paafte dhe intrigant?”.
Ema i shkruan Kryemadhit
Në datën 30 Tetor 2014, Ema Çoku i shkruan sms Monika Kryemadhit: “Duhet me pi një kafe patjetër me Ermalin sot, kur të kesh kohë. Pra rezulton se në këtë kohë Ermal Topalli, ka kontradikta dhe debate me Ministrin Edmond Haxhinasto, duke përfituar nga lidhja që kishte krijuar me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën në kohën që po merrej me procedurat ligjore për dhënien dhe miratimin e licencave dhe autorizimeve për kompaninë Unifi Comunication inc dhe administratorit të saj Adrian Shatku, nëpërmjet Emës lidhje miqësore e çiftit Meta – Krymadhi njëkohësisht dhe kushërira e Adrianit, kërkon ndihmën e Monika Kryemadhit për të sheshuar debatet dhe mosmarrëveshjet me Ministrin Haxhinasto.
Me shkresën nr. 547/1 Prot. datë 13 Mars 2024, është administruar CD-ja me të dhënat e ruajtura në postën elektronike të ish punonjësve të administratës shtetërore: Ermal Topalli, Arjan Korpa, Eduart Seitaj dhe Edmond Haxhinasto. Këto të dhëna janë evidentuar dhe eksportuar nga databaza e serverit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Nga këqyrja që i është bërë email-it me adresë [email protected], rezulton se për periudhën 20 Shtator 2014-03 Shkurt 2015, në skedarin e emaileve të dërguara nga Ermal Topalli, janë të ruajtura emailet që ai u ka dërguar personave të ndryshëm lidhur me çështjen e UNIFI. Emailet kanë qenë të titulluar me emrat; BIN Cable via Unifi; BIN Terrestrial Permits and Authorization Folloe up; LUNIFI BIN Permits documents; Unifi Permit, Takimi i grupit te punes/Unifi communications; Leje per ndërtimin e rrjetit me fibra optike ne Shqiperi; Licensimi UNIFI; Unifi relacion final; Versioni final i korrektuar gramatikisht.
