Analisti Andi Bushati komentoi për foton e kryeministrit Edi Rama në një ndeshje të NBA-së, ku biletat arrinin çmime marramendëse.
Bushati kritikoi qëndrimin e kryeministrit, duke theksuar se një politikan duhet të japë llogari për veprimet e tij, gjë që, sipas tij, nuk ndodh në Shqipëri.
Ai theksoi se SPAK-u duhej të kishte reaguar menjëherë pas kthimit të Ramës në vend. Bushati u shpreh se autoritetet shqiptare po tregohen të paafta dhe të përulura.
Analisti e përshkroi SPAK-un si një institucion që nuk po përmbush detyrën e tij në raport me drejtësinë dhe transparencën.
