I ftuar në intervistën e ditës, në një program televiziv Diplomati Agim Nesho i cili foli mbi vizitën e kryer nga Edi Rama në Greqi me qëllimin e marrjes së votës nga diaspora.
Nesho u shpreh se, Rama takimet e tij janë të njëjta dhe kanë si qëllim gjithmonë të tregojë lidershipin e tij dhe të PS, dhe këtë ja tregon atyre që e kanë lënë vendin për një ekonomi më të mirë.
Diplomati tregoi se, ky takim i Ramës kishte tone të qeta këtë herë dhe Rama thjesht po mundohet mos të ketë kundërshtarë këto zgjedhje.
Deklarata:l
Takimet e Ramës janë bërë bozë tani, që ai i fillon duke ju drejtuar identitetit kombëtarë të Shqiptarëve të cilët jetojnë për arsye të emigrimit ekonomik, sidomos në Greqi për ti bërë ata krenarë për të shkuarën e tyre.
Pastaj bën një retorikë për të treguar diferencën që ka lidershipi i tij dhe PS dhe kështu më vonë me pak mesazhe që kryesori ishte për një bashkëveprim me Greqinë.
Tani i duhet patjetër që Greqia të ketë një rol sa më konstruktiv në zhvillimin dhe diskutimin e kapitujve. Shqipëria është problematike, mund të ngrejë shumë probleme jo vetëm për Greqinë por edhe të influencojë në vende të tjera.
Në varësi të axhendës, tonet ndaj Greqisë ishin të ulta gati ti puthte dorën, dhe kërkon që përpara zgjedhjeve të 2025 mos të ketë kundërshtarë politikë.
