Lideri i opozitës Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, deklaroi se ditën e shtunë, në orën 12:00, do të organizohet një protestë në qytetin e Shkodrës.
Berisha u shpreh se kjo do të jetë një protestë në shenjë solidariteti për viktimat e djeshme “për t’i thënë jo dhunës së mafies”.
“Unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës, ndaj të cilëve, Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për ti mposhtur, frikësuar ata, për të ua bërë qytetin e tyre të pajetueshëm.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.
