Gazetarja deklaron se Arben Ahmetaj do të vijë në Shqipëri të dëshmojë në SPAK me video, foto dhe dokumente për…

Data

Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, sipas gazetares Anduena Llabani do të dëshmojë në vijim në Prokurorinë e Posaçme në hetimet që lidhen me skandale të qeverisë Rama. Ky lajm pritet të tronditë opinionin publik pasi vendos në pikëpyetje të ardhmen politike të qeverisë në pushtet. Pas spekulimeve të shumta mbi ndikimin e tij dhe rolin që mund të ketë në zbardhjen e çështjeve të dyshimta, dëshmia e tij po pritet me shumë interes. Llabani tha dje në një studio televizive se Ahmetaj ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke ofruar informacione që mund të hedhin dritë mbi disa nga vendimet më të rëndësishme financiare të qeverisë Rama gjatë viteve të fundit. Sipas saj, ai ka video, foto dhe dokumente për aferat e Edi Ramës, prova të cilat do të depozitohen në SPAK.

“Arben Ahmetaj ka pranuar të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Nuk do të dalë vetëm te Çim Peka. Do dalë të flasë çfarë di. Ka foto, video, dokumente dhe prova. Ahmetaj thuhet se është kthyer në të penduar të drejtësisë. Në serinë e tretë të ai paralajmëroi se do të bënte për qeverinë, por edhe opozitën për të gjitha aferat korruptive për të cilat vetë ai po hetohet dhe akuzohet. Ai do të dëshmojë në zyrat e SPAK. Kjo do të jetë opozita e vërtetë. Ahmetaj mua më ka deklaruar personalisht se ka ikur nga Shqipëria nga frika se kishte dijeni për një urdhër se do të vritej, nga gjërat që ai kishte në dijeni”, tha ajo. Nga ana tjetër, Llabani ka bërë një deklaratë “bombastike”.

Sipas saj, SHBA e ka vendosur se kush do të drejtojë qeverinë në Shqipëri dhe nuk do jetë as nga PD, as nga PS. “Qeveria do të bjerë para zgjedhjeve. Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur disa vizita dhe takime ku SHBA-të duket se e kanë vendosur se kush do të jetë drejtimi në këtë shtet. Mos është protesta e opozitës dhe një formë rebelimi për atë se çfarë kanë vendosur SHBA, ka edhe emra konkretë? Amerikanët kanë vendosur drejtuesin e ri të vendit, as PS, as ju, harrojeni.  Amerikanët ditët e fundit kanë zhvilluar takime konkrete ku flitet se kush do të jetë drejtues i vendit. S’do jetë as nga juve as nga këta”, tha Llabani.

Protestat e opozitës

Nga ana tjetër Anduena Llabani tha se angazhimi me forca të shtuara të policisë në akset e bllokuara nga opozita tregonte se potenciali për trazira dje ishte i madh. Llabani tregoi se policia kishte informacion se do sulmoheshin pikat e karburantit ndaj ishte bërë edhe rreshtimi i policëve pranë tyre. “Një mosbindje civile nuk bëhet vetëm me militantë, pashë një mungesë të theksuar të njerëzve.

Në këtë protestë, pritej sipas informacioneve të policisë, madje shumë institucione ishin vendosur në survejim të plotë. Të gjitha këto 1 mijë forca policie të shpërndara në qarqe kanë qenë të angazhuar edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ka pasur edhe informacione që pika karburanti mund të sulmoheshin. Mosbindja civile unë di që parashikon çdo gjë”, tha Llabani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related