“Flamur Noka do të arrestohet së shpejti”/ Avokati plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush e denoncoi

Data

Avokati Edmond Petraj i ftuar në një emision televiziv foli për protestën e opozitës. Avokati bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se shumë shpejt Flamur Noka do të arrestohet, edhe ai që e denoncoi është vetë Gaz Bardhi.

“SPAK-u ka filluar procedimin për hetimin pasuror të Flamur Nokës. Noka shumë shpejt mund të përballet me një situatë të pakënaqshme.

Flamur Nokën e denoncoi vetë Gaz Bardhi. Imagjino çfarë ndodh me këta që janë bashkë sot në këtë protestë. Është e mira që Gazi t’i marrë përsipër të gjitha këto gjynahet e PD-së edhe të shkojë vetë të 313-ta”, tha Petraj. Në datën 5 tetor 2022, nëpërmjet një postimi në Facebook, Gazment Bardhi ka akuzuar Flamur Nokën si një ish-ministër i Brendshëm të lidhur me një trafikant droge.

Duke përmendur Flamur Nokën, Bardhi shkruante ”mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajtshme.

Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë ne se une i kam vendosur ndonjehere gjobat. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”. Ai i përmend edhe një vilë 760 mijë euro.

Postimi i plotë i Bardhit

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme. Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”. E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!! Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma. Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related