Opozita 3 orë mosbindje civile, protestuesit dhe deputetët e Berishës bllokojnë qarkullimin në 6 akse nacionale…

Data

Opozita 3 orë mosbindje civile, protestuesit dhe deputetët e Berishës bllokojnë qarkullimin në 6 akse nacionale, djegin goma dhe përplasen me policinë, Bardhi dhe 6 besnikët të tij bojkotojnë protestën, Meta përshëndet tubimin nga burgu

Mosbindja civile e opozitës dje ka zgjatur 3 orë. E nisur prej orës 17:00 deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë të mbështetur dhe nga grupe militantësh u vendosën në 6 rrethrrotullime kryesore të vendit për të bllokuar lëvizjen e automjeteve në akset nacionale si pjesë e aksionit të mosbindjes civile, pas të cilit janë plotësimi i kërkesave për lirimin nga masa e “arrestit shtëpiak” të kreut të tyre Sali Berisha dhe qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e ardhshme. Protesta u vendos tek Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimi i Milotit, rrethrrotullimi i Shkozetit, rrethrrotullimi i Bradasheshit, rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe rrethrrotullimi Levan me qëllim bllokimin e lëvizjes së makinave dhe krijimin e trafikut.

Por, plani i opozitës dështoi sepse policia kishte marrë masa për orientimin e shoferëve nëpër akse të tjera dytësore. Plani nisi me bllokimin e lëvizjes tek kthesa e Kamzës dhe deputetët vunë në dispozicion makinat e tyre luksoze. Kështu bëri dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili përdori Range Roverin për bllokadë. Po u tregojmë që nuk e pranojmë këtë kompromis. Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet. Kemi bllokim për 3 orë”, tha Edi Paloka nga rrethrrotullimi i Golemit. Por në tubim dje munguan deputetët: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi. Ata në Kuvend, për një takim me eurodeputetët në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit. Lajmëruan se do bashkoheshin më vonë në protestë, por kurrë nuk iu bashkuan turmës.

Detajet

Bllokime të plota rrugësh dhe radhë kilometrike u reflektuan më problematike në Elbasan dhe në Tiranë, ku nuk bën pjesë rrugët dytësore që u policia i orientoi qytetarët e tjerë të bllokuar në 4 kryqëzimet e tjera. Nga pamjet e bërë publike dje në media tek Kthesa e Kamzës, pjesëmarrja nuk dukej e madhe. Edhe në Lezhë, u duke se pjesëmarrja ishte më e vogël në krahasim me protestat e tjera.  Autostrada Tiranë-Durrës e boshatisur dhe zonat e Astirit dhe Lapraka ishin mazhe që nuk shiheshin që në kohën e COVID. Në Golem, Milot dhe tek Kthesa e Kamzës u dogjën goma në mes të rrugëve. Në Milot pati dhe nga ata protestues që u ulën në mes të rrugës me shishe me raki, bukë e djath, për të bllokuar lëvizjen.

Në disa momente Flamur Noka dhe disa deputetë të PD-së u përpoqën të krijonin tension e përplasje me policinë e cila në asnjë moment nuk ra pre e kërcënimeve apo provokimeve të tyre. “Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare. Ne nuk tërhiqemi”, Flamur Noka. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu bashkua protestës së opozitës tek Kthesa e Kamzës, pikërisht në vendin ku u arrestua Ilir Meta. Këtij të fundit ia kushtoi prononcimin për mediat, duke thënë se Meta u rrëmbye në mënyrë terroriste. Blushi sulmoi edhe prokurorët duke i quajtur mercenarë dhe vrasës me pagesë të opozitarizmit dhe demokracisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related