Zhduket pa gjurmë gruaja shqiptare në Itali, familja ngre alarmin

Data

Një 59-vjeçare, amvise, me origjinë shqiptare, është zhdukur prej tre ditës në Itali teksa familja ka denoncuar në polici.

Sipas denoncimit nga familjarët, gruaja kishte dalë në të gdhirë të së shtunës pa i thënë askujt, siç nuk kishte bërë kurrë më parë dhe pa marrë celularin me vete.

Disa orë më vonë, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi në Pontedera (Piza), familja e saj raportoi zhdukjen e tij në polici.

Prefektura e Pizës ka aktivizuar planin për kërkimin e personave të zhdukur. Sipas asaj që mësohet, 59-vjeçarja është zhdukur nga shtëpia rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës së 26 tetorit. Gruaja nuk e ka marrë celularin me vete dhe nuk ka lënë asnjë shënim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related